Transmetuar më 23-09-2021, 21:39

Pas publikimit të videos së marrjes peng të Kozak Bracit, ka reaguar menjëherë policia.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim të rinjtë që e rrihnin dhe dhunonin atë live. Kozak Baci njihet në Instagram me pseudonimin “Mbreti i Instagramit”.

Ishte familja e Kozakut ajo që denoncoi në polici pengmarrjen, bën me dije Noa.al.

Policia e Tiranës ka sqaruar se ka bërë të mundur gjetjen e tij dhe e ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit për të dhënë deklarimin në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.