Transmetuar më 23-09-2021, 22:37

Kishte probleme me pronën në Shqipëri dhe emigroi në Angli, shqiptari punësohet nga e ‘keqja’, ‘kopshtar bari’ në Britani.

Policia bastisi godinën pas raportimeve të qytetarëve të cilët kishin nuhatur lëndën narkotike. Adhurim Hoxha, babai i dy fëmijëve u përpoq të fshihej në rimorkio kamioni por policia arriti ta arrestojë.

Në godinë u gjetën 2000 bimë lëndë narkotike në një ambient të pajisur me frigorifer, kompjuter dhe shtretër. Të enjten gjykata vendosi të dënojë Hoxhën me 2 vite heqje lirie. Ai dyshohet se ishte i punësuar si kopshtar nga kultivuesit e lëndës narkotike.

Avokati Colin McCarraher u shpreh se klienti i tij kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar në dhjetor të vitit 2020 për shkak të kërcënimeve që kishte marrë për një mosmarrëveshje pronësie.

Babai i dy fëmijëve kishte lënë familjen e tij në Shqipëri për të udhëtuar drejt Britanisë së Madhe. Ai kishte takuar në kafene disa persona që i kishin premtuar punë në një kompani ndërtimi por përfundoi duke u kujdesur për një fermë kanabisi. McCarraher tha se klienti i tij nuk fliste anglisht dhe kishte probleme për të lexuar edhe gjuhën e tij amtare.