Transmetuar më 23-09-2021, 23:38

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë bërë udhëtimin e tyre të parë publik në Nju Jork së bashku – dalja e tyre e parë e madhe që kur lindi vajza Lilibet.

Meghan tha se ishte "e mrekullueshme të kthehesh" në qytetin metropolitane amerikan. Bashkë me të shoqin, ata vizituan vendet e lidhura me 11 shtatorin, në këtë muaj që shënon 20 vjet nga sulmet e 9/11.

Çifti solli në jetë fëmijën e tyre të dytë, Lilibet Diana, tre muaj më parë.

Ata janë gjithashtu prindër të djalit Archie, i cili mbushi dy vjeç në maj.

Gjatë vizitës në Nju Jork, vizituan One World Trade Center, e ndërtuar në vendin e Kullave Binjake të shkatërruara në sulmet e 11 shtatorit.

Ata pozuan për paparacët që nuk lanë vend pa i ndjekur këmba-këmbës. Çifti, që ka jetuar në Kaliforni që nga fillimi i pandemisë, bëri nderimet në sheshin përkujtimor të 11 Shtatorit.

Shumë fansa u mblodhën në Manhattan duke kërkuar t’u afrohen sa më shumë dukës dhe Dukesha që dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore në Mars 2020.

Kryebashkiaku De Blasio shkroi në Twitter: "Tragjedia e 11 shtatorit preku të gjithë botën, dhe ajo ndihet edhe sot.

"Ne jemi të nderuar të bashkohemi me Princin Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, në One World Observatory." /noa.al

Fotot: Getty Images