Transmetuar më 25-09-2021, 21:04

LETRA E 27-VJEÇARIT: E dashur Pamela. Jam një burrë 27 vjeç dhe e dashura ime, tre vjet më e madhe, 30. Kemi pesë vjet bashkë dhe fillimet ishin të bukura. Ishim seksualisht aktivë dhe aventurierë, por, me kalimin e kohës, veçanërisht vitet e fundit, kjo ka ndryshuar. Ne tani bëjmë seks një herë në gjashtë javë. Ajo kurrë nuk inicon dhe kur e bëjmë, nuk duket të jetë e pranishme.

Kohët e fundit aludoi për marrjen e një vibratori, gjë që më emocionoi, por nuk e di nëse duhet ta blej apo jo. Ajo e urren të flasë për jetën tonë seksuale dhe seksualitetin e saj, gjë që unë e gjej më keq se mungesa e seksit.

Po më bën të ndjehem i refuzuar dhe i pasigurt, gjë që ka sjellë një ftohje të fortë në marrëdhëniet tona. Unë dua që ajo të ndihet e çliruar dhe ne të flasim për mënyrën se si ndihet, por nuk gjej asnjë mbështetje për këtë.

Noa.al ju sjell përgjigjen e dr. Pamela Stephenson Connolly psikoterapiste me qendër në SHBA, e specializuar në trajtimin e çrregullimeve seksuale, pajtuar për të dhënë këshilla, nga gazeta britanike "The Guardian":

"E dashura juaj në fakt po flet qartë me ju, po komunikon shumë mirë për seksin – joverbalisht. Dhe, kuptohet, nuk po ju pëlqen mesazhi. Duket se ajo po ju shmang seksualisht dhe, sinqerisht, referenca "vibrator" mund të jetë mënyra e saj për të të thënë se nuk ka nevojë për penisin tënd.

Ju keni arritur një ngërç në marrëdhënie, një ngërç, i cili nuk do të ikë nëse nuk zbuloni saktësisht pse lidhja juaj seksuale dhe emocionale ka perënduar. Dhe pastaj, të gjeni një strategji të mirë për të shëruar çarjen që ju ka ndodhur.

Ndoshta do të ishte e dobishme të njihnit pandjeshmëritë tuaja të së kaluarës dhe të kërkoni falje.

Pastaj qetësisht dhe sinqerisht ndani ndjenjat e vërteta të trishtimit dhe zhgënjimit që keni. I thuaj: “Më mungon vërtet të jem me ty. A mund të flasim për këtë? Më ndihmo të kuptoj se çfarë ndjen dhe si e humbëm intimitetin?"

Dëgjo me kujdes se çfarë do të thotë, pastaj trego ndjenjat e tua, por pa e fajësuar atë.

Thënia e së vërtetës mund të çojë në një përballje dhe deri ultimatume, ndaj qsë pari duhet të vendosni nëse mund të vazhdoni këtë marrëdhënie ashtu siç është apo jo." /noa.al