Transmetuar më 28-09-2021, 15:14

Në kulmin e tensioneve në Veri të Kosovës, mediat serbe kanë publikuar një video dhe akuzojnë se flamuri i tyre është hequr nga një zjarrfikës shqiptare.

Sipas B92, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Vrbovac afër Vitinës, ku një zjarrfikës ka hipur në antenë për të hequr flamurin serb dhe e ka hedhur menjëherë poshtë.

Madje shkruhet se ky akt të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 09:00.

Prej dy javësh nga ana tjetër Kosova dhe Serbia i janë rikthyer tensioneve për shkak të vendosjes së reciprocitetit të targave për automjetet nga qeveria Kurti.

Serbët në Veri kanë bllokuar rrugët që të çojnë për në pikat kufitare, kurse në të dyja anët e kufirit ka prezencë të shtuar forcash policie.