







Qyteti Astronomik i Guizhou-t, ju fton të shihni "detin e yjeve"
Në qytezën Pingtang të provincës Guizhou të Kinës, ndodhet radioteleskopi më i madh në botë, FAST ose "Syri i Qiellit", që merr vazhdimisht sinjale elektromagnetike.
Jo larg zonës kryesore të vendndodhjes së radioteleskopit, është ndërtuar një qytet shkencor astronomik, i cili tërheq të pasionuarit e astronomisë dhe turistët nga e gjithë bota “për të shikuar qiellin me yje".
Qyteti nuk është i madh. Tre sheshe, me emra të lidhur me astronominë, rreshtohen përgjatë lumit dhe një rrugë kryesore plot me atmosferë tekniko-shkencore ndriçon horizontin.
Midis tyre, planetariumi është thelbi i “qytezës astronomike” dhe vendi i vetëm ku turistët mund të vizitojnë FAST-in.
Përmes përvojës në planetarium, vizitorët mund të kuptojnë parimet dhe të njihen me rezultatet e fundit të FAST-it.
Ata mund të shikojnë gjithashtu shfaqjen e dritës dhe hijes, të hapin “dyert e kohës” dhe të ecin në botën ëndërrimtare të dritëhijeve.
Vizitorët po ashtu mund të vizitojnë Muzeun e Veprave të Nan Rendong, i cili ishte kryeprojektuesi i FAST-it, për të marrë informacion lidhur me përzgjedhjen e vendit dhe procesin e ndërtimit të FAST-it, dhe të përjetojnë këmbënguljen dhe frymën rigoroze të shkencëtarëve në procesin e eksplorimit të universit.