Transmetuar më 09-10-2021, 20:14

Stuhitë e shiut shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu në disa zona në Greqi.

Stuhia “Athina” ka goditur Agia Anna në Evia Veriore të Greqisë.

Si pasojë e reshjeve shumë rrugë u përmbytën ndërsa pati rrëshqitje masive dheu në Achladi dhe Kotsikia.

Sipas kryetarit të Limni Mantoudi, përveç rrëshqitjeve të dheut, përmbytje u vunë re në komunitetin e Strofilia.

Nga pamjet shihet si rrugët e asfaltuara janë shkatërruar ndërsa vërshimet e ujit kanë marrë para gjithçka.