Transmetuar më 10-10-2021, 19:51

Detarët italianë e kanë zbuluar Amerikën 150 vjet para se Christopher Columbus ta zbulonte atë. Kjo u tregua nga një dokument i deshifruar nga shkencëtarët, raporton noa.al duke cituar Terrae Incognitae. Terrae Incognitae është një revistë akademike që del një herë në 3 vjet dhe mbulon historinë e hartografisë, gjeografisë dhe eksplorimit, një botim nga Shoqëria për Historinë e Zbulimeve.

Ky është një dokument i shkruar nga një murg milanez, Galvaneus Flamma dhe daton vitin 1345. Dokumenti ishte zbuluar në shekullin e XIX por vetëm së fundi u arrit të deshifrohej.

Dokumenti i referohet tokës misterioze të Markland, ose Marhalada. Sipas studiuesve, ky emër nënkuptonte bregdetin Atlantik të Amerikës së Veriut.

Galvaneus ishte një murg domenikan i cili jetonte në Milano dhe mbante lidhje me familjen që sundonte qytetin. Ai shkroi disa vepra letrare në gjuhën latine, kryesisht me tema historike.

Cronica universalis konsiderohet si një nga veprat e tij të mëvonshme – ndoshta e fundit. Mbeti e papërfunduar. Autori u përpoq të paraqiste historinë e plotë të botës nga krijimi i saj në ditët moderne për të.

Dihet se Xhenova në atë kohë ishte një qytet i madh port dhe qendër tregtare. Shkencëtarët shpjegojnë se murgu arrinte të dëgjonte historitë e marinarëve për tokat e panjohura.

Galvaneus e përshkroi Markland, i cili në atë kohë nuk ishte në asnjë hartë, si një tokë e mbuluar me pyje dhe e banuar nga kafshët. Ai gjithashtu vuri në dukje se kjo tokë ndodhet në ekstremin veriperëndimor.

Studiuesit vunë re se ata nuk mund të aludonin për Islandën, Grenlandën ose rajone të tjera veriore – ato ishin të zymta dhe shterpë. Duke krahasuar përshkrimin dhe indikacionet gjeografike nga dokumenti, shkencëtarët konsideruan se Markland po nënkuptonte Botën e Re.

"Genoezët mund të kenë sjellë në qytetin e tyre lajme të shpërndara për këto toka, të cilat i dëgjuan në portet veriore nga marinarët skocezë, britanikë, danezë, norvegjezë me të cilët bënin tregti", përfunduan autorët e punës shkencore.

Më herët u raportua se shkencëtarët po planifikojnë të bëjnë një analizë të ADN -së të mbetjeve të Kolombit. Kjo analizë do të ndihmojë në përcaktimin e origjinës së vërtetë të detarit të famshëm. /noa.al