Transmetuar më 11-10-2021, 15:00

Të nderuar lexues, gjeni më poshtë parashikimin e yjeve të zodiakut për ditën e martë, 12 tetor 2021, nga astrologu italian Paolo Fox, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al:

Dashi

Në dashuri këtë fillimjavë bëni mirë që t’i kontrolloni fjalët dhe emocionet, jo vetëm të hënën, por për 48 orë. Hëna disonante mund të sjellë disa dyshime. Në aspektin e punës, shfaqen ndryshime në horizont, edhe udhëtime. Do të donit të largoheshit, por kjo nuk është koha më e mirë.

Demi

Në dashuri, një person do t’ju japë shumë emocion ndjenjash. Në punë, situata e përgjithshme është e favorshme, por kushtojini vëmendje shpenzimeve.

Binjakët

Në dashuri disa mendime ju vijnë në kokë dhe ju trazojnë. E mira është të sqaroni gjërat, por në varësi të marrëdhënieve që keni me personin pranë jush. Edhe puna nuk duket fort mirë, jeni në një fazë shpengimi, por kjo vlen vetëm për profesionistët e pavarur.

Gaforrja

Në dashuri, kushtojini vëmendje asaj që i thoni partnerit/es tuaj. Jo çdo gjë thuhet dhe jo çdo gjë bëhet objekt bisede që më së shumti, më pas degjeneron në debate pa përfitim. Në punë, perspektiva afatshkurtër është shumë e mirë.

Luani

Në dashuri, nëse ju pëlqen dikush dhe ky person nuk ju refuzon, madje u jep sinjale se ndjen diçka për ty, dilni tani. Nga ana tjetër jeni duke u përfshirë në një situatë me një person i cili po ju pengon të bëni diçka që e dëshironi fort.

Virgjëresha

Në dashuri do të jetë një ditë e qetë, por disa probleme pritet të shfaqen në fundjavë. Në punë nuk dini si të silleni, ndoshta sepse shumë angazhime keni marrë përsipër. E gjitha kjo po krijon ca si shumë stres për ju.

Peshorja

Në dashuri, për disa ditë lëreni partnerin/en të qetë, sepse dhe Hëna është në disfavorin tuaj. Në punë, lërini gjërat të shkojnë si të shkojë, nus u përpiqni më kot. Do të jetë një ditë plot pengesa, të cilat do të shkaktojnë vonesa në kryerjen e detyrave, por nganjëherë nuk ke ç’të bësh.

Akrepi

Në dashuri, Hëna është në sextile, një aspekt pozitiv në astrologji, do të përballeni me një ligjërim të mprehtë brenda 48 orëve nga personi që keni për zemër, që po aq për zemër ka dhe shprehjen plot pasion të gjërave. Në punë, gjërat shkojnë thjesht mirë, rutinë e përditshme.

Shigjetari

Në dashuri këtë të martë nuk priten zhvillime, por më 14 dhe 15 tetor do të jenë ditë shumë pozitive për takime të reja. Në punë, një shef po përpiqet vazhdimisht t’ju mënjanojë, sytë katër!

Bricjapi

Në dashuri, tek çiftet ku ka probleme të rëndësishme për t’u zgjidhur, është pak e vështirë të gjesh ekuilibrin e duhur. Në punë, personat e vetëpunësuar nuk kanë pse të merren me një problem të vogël të pazgjidhur ekonomik, nuk keni ndonjë dëm.

Ujori

Në dashuri, filloni të shikoni përreth, është koha për të filluar aventura të reja. Edh në punë është koha për ndryshim, mundësi të reja shfaqen në horizont.

Peshqit

Në dashuri, situata po përmirësohet. Por kujdes, sepse sjellje të caktuara krijojnë një keqkuptim në jetën në çift. Do të jetë mirë të jeni më pak impulsiv nëse doni të shmangni këto keqkuptime. Në punë, kohët e fundit ka rënë entuziazmi. /noa.al