Transmetuar më 12-10-2021, 23:48

E pazakontë në Greqi. Mediat greke raportojnë se një person me origjinë shqiptare bëri një kallëzim në policinë greke se ka parë një foshnje të braktisur në një rrugë në Aspropyrgos.

Policia iu përgjigj menjëherë kësaj thirrje dhe shkoi në vendin e ngjarjes, ku bëri edhe një kontroll për të gjetur prindërit e foshnjës por nuk pati rezultat.

Kur iu afruan njërës prej shtëpive në zonë ata u befasuan kur zbuluan se një foshnjë ishte braktisur dhe lënë brenda një makine. Pastaj ata dëgjuan të qara dhe gjetën tre fëmijë të tjerë në bagazhin e mbyllur.

Pas kësaj, ata arritën të gjejnë një vajzë 13-vjeçare, e cila tha se nëna e saj 25-vjeçare dhe babai i saj 27-vjeçar ia kishin dorëzuar për t’u kujdesur për ata, por ajo i mbylli brenda në bagazh.

Fëmijët u dërguan në Spitalin e Fëmijëve, ndërsa kundër çiftit u ngrit një çështje për neglizhencë dhe braktisje të miturve.