Transmetuar më 13-10-2021, 10:40

Ai u përpoq të vazhdonte me dhimbje, por në fund hoqi dorë. Sot, Mike Maignan do të përfundojë “nën thikë” dhe Milani do ta humbasë portierin titullar për rreth dy muaj, ose ndoshta edhe më shumë. Përpara ka një cikël ndeshjesh që mund të përcaktojnë ekuilibrin e kampionatit dhe të ardhmen e “Djallit” në Ligën e Kampionëve.

Kjo është arsyeja pse, një moment pasi kuptoi se duhej të hiqte dorë nga pika e referencës mes shtyllave, klubi kuqezi vrapoi për ta mbuluar këtë rop. Sot, ndërsa Maignan do të operohet, Antonio Mirante do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për t’u bërë portier i Milanit. Ai do të nënshkruajë deri në qershor.

Dushi i ftohtë mbërriti dje pasdite, pas stërvitjes, në të cilin portieri francez nuk mori pjesë, si shokët e tjerë të skuadrës, që ktheheshin nga kombëtarja. "Vazhdimi i një simptomatologjie të dhimbshme në dorën e majtë të Mike Maignan, – lexohet në njoftimin për shtyp zyrtar të Milanit, – kërkon, pas një mendimi të specialistëve, artroskopi që do të kryhet nga profesor Loris Pegoli”.

Atë dhimbje në kyçin e dorës, Maignan e kishte mbajtur me vete që nga udhëtimi i muajit të kaluar në Liverpool, natën kur priti penalltinë e Salah. Bezdisjet në ditët në vijim kishin shtrirë hijen e dyshimeve deri në ndeshjen ndaj Juves. Në fund, Maignan, gjithashtu doli në fushë atëherë, si dhe në katër ndeshjet e mëparshme, duke kontribuar me ndërhyrje të vlefshme në rezultatet pozitive të marra nga kuqezinjtë.

Official: Maignan joins Milan from Lille on a five-year deal | Rossoneri  Blog - AC Milan News

Dhimbja u zvogëlua në minimum, por kurrë nuk u zhduk plotësisht. Ai u kthye pas triumfit në Ligën e Kombeve me Francën. Maignan nuk luajti (titullar ishte Lloris), por dhimbjet në kyçin e dorës u përkeqësuan kur u kthye në Itali, duke e bërë të nevojshme ndërhyrjen e sotme kirurgjikale. Kohëzgjatja e ndalesës në çdo rast do të përcaktohet qartë vetëm kur operacioni të ketë përfunduar. Pioli do ta humbasë portierin e tij për një pjesë të mirë të sezonit.

Emergjenca e detyroi Milanin të kthehej në tregun e transferimeve, edhe sepse Maignan nuk është portieri i vetëm jashtë veprimi. Në fakt, Pioli tashmë ka hequr dorë nga portieri i tretë, Plizzari (iu nënshtrua një operacioni në gju mbetet jashtë të paktën deri në Krishtlindje). Ai ka vetëm Tatarusanu dhe Jungdal të të rinjve, pa asnjë paraqitje zyrtare në ekipin e parë.

Nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot, Tatarusanu ka luajtur 5 ndeshje dhe nuk ka qenë gjithmonë bindës. Edhe për këtë arsye, Maldini dhe Massara lëvizën shpejt, duke e mbyllur marrëveshjen me Antonio Mirante, lojtar i lirë pas përvojës te Roma, por shumë afër kalimit te Spezia. Në moshën 38-vjeçare, portieri në fjalë ka 368 paraqitje në Serie A mbi supe. Ai ka përvojën e duhur për t’i ofruar Piolit një alternativë të mirë për Tatarusanun.