Transmetuar më 13-10-2021, 10:49

Detaje të reja rreth gruas që u gjet e pajetë sot në Vlorë.

Trupi i pajetë i gjetur paraditen e sotme në zonën e Petroliferës i përket Nadire Nelaj. 72 vjeçarja ishte larguar nga shtëpia prej datës 8 tetor dhe familjarët kanë kërkuar ndihmën e Policisë dhe të medias, për gjetjen e saj.

Fillimisht, u raportua për një trup të gjinisë mashkull, por më vonë Policia ka konfirmuar se trupi ishte i një gruaje. Në trupin viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Newsbomb.al mëson se e moshuara Nadire Nelaj ka punuar për shumë vite si mësuese në qytetin bregdetar.

Kohët e fundit ajo vuante nga ankthi. Familjarët kanë shkuar në zonën e Petroliferës ku u gjet trupi dhe kanë konfirmuar se bëhej fjalë për të afërmen e tyre. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por grupi i hetimit po vijon punën. Nadire Nelaj banonte në fshatin Kotë të Vlorës dhe nuk dihet sesi ajo ka përfunduar në zonën e Petroliferës.