Transmetuar më 13-10-2021, 11:27

Gjatë nje takimi sensibilizues për vaksinimet me studentët dhe pedagogët e Elbasanit, Drejtoresha e Shendetit Publik, Albana Fico, u shpreh e indinjuar me numrin e lartë të tifozëve në stadium duke u shprehur e sigurtë për rritjen e rasteve pozitive në ditët ne vijim.

“Kjo vjen për masa që nuk respektohen. Për faktin se shkohet te Arena me 22 mije tifozë. Pritet nesër ëudia historike. Në fakt pritet rritje e të prekurve nga infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe persona që vdesin me ato menyrat që i kemi shpjeguar me ato numra që i kemi shpjegur disa herë me 10-15 në ditë. Çdo njeri vlen. Çdo njeri është nëna, baba, motra dhe vëllai i dikujt tjetër.

Është një infeksion i cili ka dëme edhe për jetë. Me përgjegjësi personale ju them se kemi rritje të rasteve dhe në moshat deri në 30 vjeç, ata njerëz që mund ta kenë kaluar dhe pas 5 6 muajsh kanë dëme. Post Covidin ne nuk e kemi të studiuar.

Mos të harrojmë që kjo situatë do çojë dhe në ndryshimin në para. Qasja mes një shëndeti që duhet të ruajmë dhe kur një pjesë e popullatës nuk pëgjigjet. Shifrat sot janë të qarta, ka popullata të tëra të vaksinuara dhe ka akoma infektime por nuk ka vdekje, pasojat e Long Covidit janë një kosto shumë e madhe. Vaksinat janë shumë të stofistikuara dhe prodhimi i saj dukej si shans“- u shpreh Fico.