Transmetuar më 13-10-2021, 14:53

Jérome Rothen, ish-lojtari i PSG, komentoi deklaratat e fundit të Neymar për DAZN, ku tregoi se Botërori i ardhshëm në Katar (2022) mund të jetë i fundit në karrierën e tij. Ai e bëri këtë deklaratë në një kohë kur po merr kritika për lojën e tij në Paris.

"Deklaratat e tij të fundit janë të tmerrshme për PSG. Ai po kalon një fazë të keqe, po tregon mungesë angazhimi ndaj klubit. Neymar është një lojtar i mrekullueshëm, kur gëzon formën e duhur sportive.

Problemi është se po kalon një fazë të keqe. Atij i mungon guximi, – tha ish-lojtari parizien në “Radio Montecarlo”. – Dashuria që ai ka për Brazilin është e qartë, dëshiron të fitojë Kupën e Botës. Shansi i tij i fundit do të jetë në Katar, pas një viti.

Gjithsesi, më duhet t’i kujtoj detyrat atij. Kur je lojtar i këtij niveli, si figurë ikonike vleni shumë për një klub. Ai sapo ka rinovuar edhe për 4 vite me PSG dhe thotë hapur se ka vendosur ta përfundojë karrierën me kombëtaren.

A mund ta thotë një profesionist këtë? Shpresoj që PSG të mos ia paguajë bonusin etik për deklarata të tilla. Gjithkush duhet të përballet me përgjegjësitë e tij".

Pra, e ardhmja e Neymar mbetet e panjohur. Ai ka marrë mbështetje nga Thiago Silva. Ish-shoku i tij i skuadrës te PSG, bashkatdhetari Thiago Silva, tregoi mbështetjen e pakushtëzuar për Neymar përmes rrjeteve sociale.

"Nëse keni nevojë për dikë të fortë pranë jush, duhet ta dini se unë do të jem gjithmonë atje. Familja ‘Silva’ ju do", – shkroi mbrojtësi 37-vjeçar i Chelsea në Instagram.