Transmetuar më 13-10-2021, 15:01

Kush tha se nuk ka rrezik të luash futboll? Midis lëndimeve dhe përplasjeve me kundërshtarët, shanset për t’u lënduar janë të shumta. Dhe pastaj ka edhe nga ata që i kërkojnë vetë problemet.

Ky është rasti i Marcos Rojo, i cili është kthyer në Argjentinë, por ishte shok skuadre me Zlatan Ibrahimovic te Manchester United. Mbrojtësi, siç dëshmohet nga kartoni i kuq i fundit në “Superclasiko”, është i famshëm për përplasjet me cilindo.

Ai zbuloi për “Infobae” se si u përball ashpër me suedezin gjatë një ndeshjeje: “Ai gjithmonë e donte topin. Ne po fitonim 1-0 në ‘Old Trafford’, kishim kontrollin e lojës dhe po administronim avantazhin me qetësi. Luaja në qendër, rrëmbeva topin dhe kalova gjysmën e fushës.

Ibrahimovic tërhiqet, duke m’u afruar. Kisha mundësinë për t’ia pasuar atij topin, por pashë vetëm Pogba, ndaj e nisa tek ai. Paul filloi të bëjë disa driblime të padobishme dhe Zlatan u zemërua keq, aq sa nisi të më ofendojë:

Manchester United defender Marcos Rojo reveals he called Zlatan Ibrahimovic  'big nose' which sparked dressing room bust-up, Jose Mourinho broke it up

Pse nuk më paso, bir kur*e! Më shikoi në sy sikur do të më hante të gjallë, por unë iu përgjigja aty për aty: Merru me hundën tënde të madhe, s’mund t’i marrësh gjithmonë të gjitha pasimet. Dhe kështu filluam të ofendonim njëri-tjetrin në qendër të fushës".

Ide e keqe për të tallur Zlatanin për hundën e tij. Dhe vërtet… Kaosi shpërtheu në dhomën e zhveshjes. "Pjesa e parë përfundoi, shkuam në dhomat e zhveshjes. U ula në vendin tim dhe Zlatan hyri e më bërtet me të madhe. Çfarë nuk më tha.

Ngrihem dhe i përgjigjem me të njëjtën monedhë. Brenda vetes po lutesha që dikush të na ndante, sepse do të më vriste fare me atë irritim. Lojtarët britanikë na ndanë, Mourinho hyri duke bërtitur, shishet po fluturonin në dhomën e zhveshjes.

Një konfuzion i çmendur, por kaq. Ne fituam dhe e kaluam turin. Zlatan më vuri dorën në qafë dhe filloi të qeshte si i çmendur. Ne gjithmonë kishim një marrëdhënie të mirë. Dhe për fat ishte një shaka, përndryshe do të kisha mbaruar", – kujton argjentinasi.