Transmetuar më 13-10-2021, 17:46

Kryeqyteti nuk gjen qetësi. Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Sipas informacioneve të para, raportohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Policia bën me dije se ‘në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë te ish parku i autobuzave. Sherbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku dyshohet për një person të plagosur në këmbë në rrethana ende të paqarta".

Sherbimet e policise po krehin zones, dhe kane ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

Kjo është ngjarja e dytë kriminale brenda pak orëve, pasi mbrëmjen e kaluar, një 22 vjeçar mbeti i plagosur tek Komuna e Parisit në kryeqytet