Transmetuar më 13-10-2021, 17:55

Tronditet sërish Tirana. Nuk kanë kaluar as 24 orë nga plagosja e një nate më parë, kur sërish plagosje me armë zjarri.

Ngjarja u regjistruanë zonën e “ish-parkut të autobusave”.

Burime bënë me dije për Noa.al s etë plagosur kanë mbetur Aleksandër Nikolli dhe Xhulio Vela.

Policia saktëson se ngjarja ndodhi tek rre në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”. Në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas ngjarjesd sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.