Transmetuar më 13-10-2021, 19:11

Identifikohen autorët e palgosjes së dyfishtë pranë ish-Parkut të Autobuzave. Ende nuk bëhen të ditur emrat e tyre për shkak të hetimit.

Policia ka identifikuar autorët e plagosjes së dyfsihtë në Tiranë.

Autorët e ngjarjes mësohet se kanë qenë duke lëvizur me motor kur kanë qëlluar me armë dy të plagosurit e ditës së sotme dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Sipas burimeve dy të rinjtë që kanë mbetur të lënduar Aleksander Nikolli dhe Xhulio Vela dushohet se janë përfshirë në pazare për shpërndarjen e drogës në doza të vogla. Burimet bëjnë me dije se dy të rinjtë e plagosur janë me precedent penal dhe të skeduar më herët nga policia mes të cilave edhe trafik narkotikësh.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.