Transmetuar më 15-10-2021, 15:12

Pandemia duket se po shkon drejt fundit në Kosovë, ose së paku vala që kapi trojet përtej kufirit që nga muaji gusht.

Në 24 orët e fundit sërish nuk pati viktima dhe ndër 1.467 testime që u kërkuan, vetë  20 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Sakaq janë shëruar 158 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756.

Në total numri i rasteve aktive është 786.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.411 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.489.678 doza të vaksinës.

Deri më sot 659.593 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /noa.al