Transmetuar më 16-10-2021, 12:30

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dhënë alarmin përmes një postimi në rrjetet sociale. Duke iu referuar "World Justice Project", kreu i shteti kërkon reflektim urgjent për ndryshimin e situatës, teksa korrupsioni ka kapur nivele alarmante, ndërsa drejtësia nuk vepron, çka tregon se nuk është e pavarur, pavarësisht reformës së trumbetuar me të madhe: 

"Raportet e organizatave ndërkombëtare prestigjioze, konfirmojnë vit pas viti, se zbatimi i ligjit në Shqipëri po përkeqësohet në mënyrë të ndjeshme. "Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021", përgatitur nga World Justice Project, është tregues i gjendjes reale ku ndodhet vendi dhe një "thirrje" e fuqishme për të reflektuar dhe marrë masa për të luftuar korrupsionin dhe mundësuar një drejtësi efektive dhe të paanshme për të gjithë.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Û Justice World World Justice Project Rule of Law Index 2021 7.7 8.5"

Ky Raport mat mënyrën e qeverisjes; sa i pavarur është gjyqësori; sa funksionojnë agjencitë audituese dhe sa pavarësi kanë këto organe të kontrollojnë Qeverinë; nëse zyrtarët hetohen dhe dënohen për shkelje; nëse mediat janë të pavarura; nëse zyrtarët zgjidhen sipas rregullave e procedurave të parashikuara nga Kushtetuta.

Konkluzionet e WJP konfirmojnë se Shqipëria ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon dhe se asnjë tregues nuk njeh përmirësim, por vetëm rënie të vazhdueshme në krahasim me vendet e tjera.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Constraints on Government Powers Factor measures extent those who govemn bound aw. comprises means, both constitutional Institutional, which he officials imited held under law, also power, such independent press. For further breakdown sub- please refer page 16. Constraints Powers 0.94 Barbados Kosovo Germany New Netherlands Kazakhstan Romania Alghanistan 109 Lucxembourg 0.40 Myanmar 0.81 Grenadines Hungary 0.60 Botswana Tunisia 0.59 0.59 Thvoire 0.47 Argentina Senegal Burkina Republic Zimbabwe Republic Cambodia Mongolla Nicaragua Slavenia Malta 0.65 0.65 Dominica Panama Venezuela,RB 0.53 139 71 Zambia Angola 0.43 0.43 107 Winaker Adherence the rule law rounded Occanaa 0.50 Stronger"

Sipas këtij Indeksi, nga matja e 4 parimeve universale të Sundimit të Ligjit, ai i llogaridhënies, ligjit të drejtë, qeverisjes së hapur, drejtësisë së paanshme dhe të aksesueshme, rezulton se Shqipëria ka pësuar rënie sa i takon sundimit të ligjit, duke u renditur për vitin 2021, e 83-ta nga 139 shtete, mes Suriname, Algjerisë apo Uzbekistanit.

Është për të ardhur keq, që sa i përket faktorit mbi respektimin e ligjit nga Qeveria, Shqipëria jo vetëm që renditet e 109-ta, por ka arritur të lërë pas, me 0,01 pikë, Afganistanin. Matja e faktorit të mungesës së korrupsionit (që ka matur tregues mbi rryshfetin, ndikimin e paligjshëm, shpërdorimin e fondeve dhe burimeve publike), e rendit Shqipërinë të 105-ën, pas Ganës, Kolumbisë, Beninit, apo 0,01 pikë më mirë se Zambia, Mozambiku dhe El Salvadori.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Këto të dhëna, për fat të keq, përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e përgjithshëm të qytetarëve tanë, të cilët nisur nga kjo situatë e rëndë, kanë humbur shpresën dhe gjithmonë e më shumë po largohen nga vendi, për ta ndërtuar jashtë Shqipërisë të ardhmen e tyre.

Jam thellësisht i shqetësuar për faktin se këto raporte, që tregojnë me vërtetësi realitetin tonë, edhe pse na konfirmojnë prej vitesh përkeqësim të vazhdueshëm, sërish nuk gjejnë reflektim tek ata që kanë përgjegjësi për të ndërmarrë masat respektive.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Nëse Parlamenti, Qeveria dhe institucionet e pavarura vazhdojnë të anashkalojnë këtë regres të pandalshëm, atëherë si do të përmirësohet zbatimi i ligjit në vend? Gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm".