Transmetuar më 16-10-2021, 13:36

Arrestohet kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit.

Kandidati për deputet nga lista e LSI-së, Etjon Joka është arrestuar ditën e sotme nga polcia e Tiranës.

Joka akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje pasi u kap në përgjime duke dhënë shumë parash në këmbim të votës të qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

32 vjeçari u shpall në kërkim nga policia e Tiranës para disa muajsh, ndërsa dojsa e tij i kaloi në shqyrtim Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Në njoftimin zyrtar citohet se ‘nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.