Transmetuar më 17-10-2021, 07:50

Ditën e sotme vendi ynë mbetet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.

Sipas Meteoalb parashikohet që vranësirat të jenë më të fokusuara përgjatë kufirit lindor. Ndërsa kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonën e ulët dhe në vijën bregdetare.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 21°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në det dallgëzim të ulët.

Kosova

Republika e Kosovës, prej disa ditësh është përfshire nga masa ajrore të ftohta, te cilat kanë sjelle në vend stabilizim të kushteve atmosferike. Pritet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshëm në pjesën e dytë të ditës, por nuk parashikohet të ketë reshje në territor.

Maqedonia e Veriut

Deri në orët e mesditës, republika e Maqedonisë së Veriut mbizotërohet nga kthjellime dhe kalime e pakta të vranësirash. Ndërsa, orët e pasdites dhe në vijim sjellin nëpër territorin e Maqedonisë së Veriut zhvillim të lehtë të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonën Jug – Juglindore të vendit, por nuk do mundin të gjenerojne reshje.