Transmetuar më 18-10-2021, 18:18

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha njoftoi se PD ka bërë gati amendamentet kushtetuese për ç’bërjen e ndryshimeve të njëanshme kushtetuese të 30 korrikut 2020.

Ai më tej tha se në mbledhjen e sotme u miratua dhe vendimi për amendamente kushtetuese për realizimin e vetingut të të gjithë politikanëve shqiptarë, si edhe familjarëve të tyre.

Një vendim i tretë në mbledhjen e grupit kishte të bënte me reformen territoriale. Basha tha se reforma territoriale do të bëjë të mundur shërbimet e munguara për qytetarët.

“Më vjen keq që ndërpres seancën e Komisionit për hetimin e masakrës zgjdhore. I uroj punë të mbarë këtij komisioni. Pikërisht në lidhje me kthimin e Shqipërisë në shinat e demokracisë, me rrogat e shqiptarëve, me çmimet, grupi i PD-së ka miratuar sot vendimin për të depozituar amendamenetet kushtetuese për zhbërjen e ndryshimeve të njëasnshme të kushtetuese të 30 korrikut. Amendamenti kushtetuese me komisionin e venecias të vitit 2018, për vetingun e politikanëve. Për hetimin e pasurive të tyre dhe familjarëve të tyre. Venecias thotë se i gjithë procesi duhet të parashikohet në kushtetutë. SPAK të marrë përsiper hetimin e çdo deputeti, ministër, kryeministër, për pasurinë, lidhjet me persona të papërshtatshëm me krimin e organiuar, për vetë personat familajrët dhe ortakët e tyre. Hapja rrugë e reformës territoriale për të kthyer shërbimet e munguara për qytetarët. Këto 3 çështje janë përkthyer në draft amandamentesh dhe depozitimi do të bëhet në ditët e ardhshme që janë demokracia, vetingu i politikanëve, reforma territoriale. Nuk bëjmë pazare, rikthimi i votës së lirë është ceshtje kombëtare, pastrimi i politikës nga personate korruptuar që kanë lidhje me krimin e organizuar“, tha ai.

Pyetje nga gazetaret: A eshte vetingu i politikaneve kusht per te votuar zgjatjen e mandatit per vetingun e drejtesise?

Basha: Nuk bëjmë pazar dhe nuk futemi për pazar, këto janë çështje të rëndësishme për shqiptarët. Rikthimi i institucionit të votës së lirë pa të cilën nuk ka demokraci, mirëqenie, por ka emigracion, varfëri, është çështje e shqiptarëve jo e PD dhe nuk mund të jetë çështje pazari. Vetingu i politikanëve do të thotë pastrimi i politikës nga persona që kanë lidhje me krimin e organizuar, apo janë të korruptuar është çështje e shqiptarëve, reforma territoriale është çështje e shqiptarëve jo thjesht e PD-së.