Transmetuar më 18-10-2021, 19:11

Në mbledhjen e grupit të PD Basha ka sjellë edhe njëherë në vëmendje se izolimi nga SHBA do të sillte ‘vdekjen’ e Partisë Demokratike. Bash tha se merr përgjegjësi të plota për këtë vendim dhe qëndron krejtësisht i palëkundur, ndonëse mbi të është derdhur një lumë akuzat që vijnë nga vetë demokratët, tashmë të ndarë në dysh, “ata me Bashën” dhe “ata me Berishën”.

Lulzim Basha: Nuk e kam parë të arsyeshme të reagoj kundër spekullimeve, genjeshtarve e shpifjeve të ulta ndaj meje me të cilat po bombardohet prej disa javësh anetarësia e partisë demokratike dhe opinioni publik. E kam përjashtur dhe vazhdoj ta përjashtoj nga axhenda ime invesitmin e kohës dhe energjive në shfaqje publike me “me the, i thashë, e me tha” brenda llojit, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndryshojnë natyrën e përballjes politike në Shqipërinë e sotme të njëmijë e një problemeve dhe halleve që kanë qytetarët e theshtë: nga përballje të opozitës me qeverinë e shdërrojnë në hidh e prit të ish kryetarit historik Sali Berisha me kryetarin e rizgjedhur vetem para kater muaj me parimin një anetar një votë, që jam unë. Ketë kënaqësi apo dhuratë, Edi Rama me bandat e tij nuk do ta ketë kurrë nga unë. Unë e refuzoj arënën ku më ftojnë spekullimet dhe shpifjet e ricikluara të listës tëtevjeçare apo gjashtëmbëdhejtëvjeçare të kundështarëve të mi politikë në partinë socialiste, që sot i recitojnë të zemeruarit dhe të keqkuptuarit me vendimin tim për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së me kërkesën e SHBA për shkak të shpalljes së tij non gratta prej tyre. E kam shpjeguar kontekstin dhe barrën e këitj akti ditën që e shpalla. Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të partisë demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie. Edhe sikur të jem unë i godituri i këtyre vendimeve. Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA. Izolimi nga SHBA është vdekja e Partisë Demokratike. Rrjedhimisht është vdekja për një periudhë jo të shkurtër e shpresës së shqiptarëve

Vokshi: Nuk jam dakord qe ketu te diskutohet per berishizmin, nese duhet te kthehet apo jo, sepse kete gje e vendos anetaresia.

Grupi parlamentar vendos politikisht, ndersa juristet vendosin teknikisht dhe profesionalisht. Keshtu na i ke sjelle edhe ti keto materiale, vetem per firme.

Spaho: Kam bere shume gabim qe i kam sjelle keshtu.

Basha: Une nuk kam folur dhe jam akuzuar se pse nuk flas, edhe pse vi nga fisi i fjales, qofte nga Basha, qofte nga Hoti (nena). Nuk kam dashur ti hedh kripe plages, edhe pse statuti ma njeh kete te drejte qe vendosa per Berishen, por edhe fakti qe ska as 3 muaj qe jam votuar kryetar me referendum. Nuk kam ndermend te largohem nga Kryetari i PD-se, deri ne perfundim te mandatiti, vetem nese Zoti vendos ndryshe. Vendimi ka qene i veshtire, por une nuk kam ndermend te coj per votim asnje vendim qe bie ne kundershtim me vendimet e DASH. Pa mbeshtetjen e SHBA, PD shkrihet. Une s’kam ndermend qe per interesat e Berishes te shkrij PD-ne. Ai po kerkon te bunkerizoj PD-ne, per interesat e veta. Mashtrimet, fyerjet, denigrimet, qe deri dje i perdorte PS ndaj meje, ka nje muaj qe i perdorin te merziturit me Partine Demokratike, pas shpalljes non grata te Berishes.