Transmetuar më 18-10-2021, 23:50

“Telenovela” e ndarjes së Mauro Icardit nga Wanda Nara vijon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat sportive në të gjithë botën.

E përditshmja argjentinase LAM shkruan se modelja Ëanda Nara kishte paguar një detektiv privat për të përgjuar sulmuesin e PSG-së, madje duke shkuar më tej dhe për t’i hakuar telefonin e për t’i zbuluar se me kë fliste.Nga hakerimi i telefonit të Icardit, është zbuluar një bisedë mes sulmuesit dhe aktores China Suarez. Sipas medias argjentinase, aktorja i shkruante sulmuesit në “Telegram” për t’u takuar në një vend që nuk e njihte askush, në një diskotekë.

Futbollisti argjentinas përdorte Telegram si një rrjet social më të sigurt se sa Whatsapp, por bisedat e tij nuk i kanë shpëtuar investiguesit privat që kishte punësuar Wanda-Nara.