Transmetuar më 19-10-2021, 19:08

Sot pasdite Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në një takim me të rinjtë në Durrës, dhe iu përgjigj disa pyetjeve të tyre.

Një vajzë i tha se ishte në dilemë nëse duhet të vazhdonte të qëndronte në Shqipëri apo të ikte jashtë.

Ndërsa Rama i tha që ajo të pyesë mendjen dhe zemrën.

"Vajza që bëri një pyetje. Nuk di tha si t’ia bëj, a duhet të shkoj jashtë apo duhet të rri këtu? A duhet të zgjedh ç’a më thonë? Pyet mendjen, dëgjo zemrën dhe ec përpara. Pasi t’i kesh dëgjuar të gjitha, pyet mendjen tënde. Bëj një verifikim me zemër. Nëse mendja të thotë kjo është rruga dhe zemra nuk të jep shenjë mendohu prapë sepse mund të ngelesh në mes të rrugës," tha Rama.