Transmetuar më 19-10-2021, 21:09

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur një pensioniste u arrestua me pizhame pasi vrau burrin e saj "abuziv" me thikë dhe e la të shtrirë duke vdekur në dyshemenë e kuzhinës.

Penelope Jackson, 66 vjeç, doli nga shtëpia dhe foli me qetësi me policinë.

"Me atë që më ka bërë duhet ta godisja më shumë," u tha ajo policëve, raportojnë mediat britanike.

Por gjatë arrestimit të saj Jackson duket më e shqetësuar me marrjen e palltos dhe pantoflave të saj nga shtëpia, të cilat ajo ua kërkon vazhdimisht oficerëve.

E pandehura tha në Gjykatën e Kurorës në Bristol sot se ajo e goditi me thikë pasi i kishte ardhur në majë të hundës nga dhuna për një kohë të gjatë.

Jackson po gjykohet për vrasjen e burrit pasi ai u godit me thikë tre herë në shtëpinë njëkatëshe të tyre.

Ajo akuzohet për vrasjen e kolonelit në pension me thikë kuzhine pasi pretendoi se nuk mund ta duronte më pas 24 vitesh martesë.