Transmetuar më 20-10-2021, 11:50

Pas grindjes me njëri-tjetrin, merr thikën dhe qëllon të dashurin.

Ngjarja ka ndodhur në Midtown, SHBA. Genie Exum, është modele e Instagramit, e cila para disa kohësh i nxjerrë gjoksin një oficeri të policisë në New York.

Sipas autoriteteve Exum ka plagosur me thikë të dashurin e saj në krah dhe kurriz, ditën e djeshme në apartamentin e saj në Avenue 10 në Manhattan. Fatmirësisht i dashuri i modeles ka marrë plagë të lehta dhe gëzon shëndet të mirë.

Për pasojë, gjykata i ka vendosur masa kufizuese modeles, e cila e ka të ndaluar ti afrohet të dashurit të saj.

Vetëm pak orë mbas vendimit të gjykatës, modelja 22- vjeçare, ka postuar një fotografi provokuese, nga pushimet e saj të fundit në Mykonos, ku edhe është përballur me një seri komentesh nga ndjekësit e saj./INDIPENDENT