Transmetuar më 20-10-2021, 13:38

Në kulmin e kritikave botërore dhe ndërsa Kongresi dhe Senati Amerikan po e hetojnë gjerësisht me komisione hetimore, Facebook po përdor një taktikë ribrandimi.

Duke nisur nga data 28 tetor 2021 Facebook nuk do të mbajë më këtë emër, raporton noa.al duke cituar Reuters.

Gjiganti i mediave sociale po planifikon të rindërtohet javën e ardhshme "për të reflektuar fokusin e tij në ndërtimin e metaverse", siç raportohet sot edhe nga The Verge.

Më 28 tetor, në konferencën e Comnect, Mark Zuckerberg do të mbajë një fjalim ku pritet të shpallë emrin e ri dhe filozofinë e re të rrjetit që deri pak vite më parë ishte rrjeti më i madh social në botë.

Por rrjete të tjera sociale si Tiktok e kanë mposhtur duke pasur më shumë ndjekës dhe më shumë përdorues dhe interaktivitet.

Mediat ndërkombëtare njoftuan se ndryshimi i emrit mund të bëhet edhe më herët se 28 tetori. Megjithatë zyrtarisht nuk jepet hollësi.

Sakaq ka dalë dhe emri i ri i mundshëm që pritet të mbajë ky rrjet social, ai lidhet me Horizon, një lojë VR në internet e papublikuar më parë nga Facebook.

Facebook u themelua nga Mark Zuckerberg dhe Eduardo Saverin në 2004, fillimisht si rrjet social ekskluzivisht për universitetin Harvard ku shkolloheshin. Por më pas u përhap në gjithë botën. /noa.al