Transmetuar më 20-10-2021, 14:39

Luan Baçi nuk do të jetë më kryetar i PD-së së Fierit. Sot mësohet se kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka zëvendësuar, duke emëruar në vendin të tij një tjetër deputet të këtij qarku.

Bëhet fjalë për Agron Kapllanajn, i cili është komanduar në krye të PD-së së Fierit në vend të Luan Baçit.

Në një lidhje telefonike për ABC, Kapllanaj është shprehur se komandimi i tij ne krye të demokratëve të Fierit ka ardhur pasi ish-kreu i PD Fier, Luan Baçi ka dhënë dorëheqjen.

Baçi ka qenë një nga deputet që i është bashkuar Foltores së Berishës dhe se një dië më parë ai ka pasur përplasje në mbledhjen e grupit të PD-së, me Bashën. Ai ngriti pretendimin se deputetët që po i bashkohet foltores së Berishës po mënjanohen nga përbërja në komisionet hetimore.