Transmetuar më 20-10-2021, 21:55

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka arrestuar një person të dyshuar për “keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”. Në komunikatën e lëshuar për media i dyshuari identifikohet si shtetas i Kosovës, me inicialet I.G.Personi i arrestuar dyshohet se ka poseduar materiale (foto dhe video) me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë. Këto materiale, duke përdorur aplikacione për komunikim online, i ka shkarkuar dhe i ka shpërndarë edhe me persona të tjerë.Në cilësinë e provave, policia tha se ka sekuestruar një telefon celular dhe një laptop.Po ashtu u bë e ditur se me aktvendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje deri në 48 orë.