Transmetuar më 21-10-2021, 09:58

Një shpërthim i fuqishëm gazi ka ndodhur në qytetin kinez Shenyang, duke i kthyer ndërtesat aty pranë në rrënoja dhe duke plagosur dhjetëra persona. Të paktën 3 persona u vranë nga shpërthimi.

Shpërthimi masiv u ndje rreth orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale të enjten, raportuan mediat shtetërore , duke vënë në dukje se nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin deri më tani. Më shumë se 30 persona u plagosën dhe të gjithë u dërguan në spital.

Pamjet në mediat sociale tregojnë momentin e shpërthimit, nga i cii u ngritën re të mëdha tymi, në të gjithë zonën.

Rrënojat mund të shihen të shpërndara në të gjithë zonën, ndërsa ndërtesat dhe makinat aty pranë duket se kanë pësuar dëme katastrofike.

Shpërthimi ka origjinën në një restorant barbeque në një rrugë të zënë të qytetit Shenyang, sipas raporteve lokale të cituara nga Reuters, i cili gjithashtu vuri në dukje se asgjë nuk mbetet nga objekti përtej “trarëve strukturorë të ekspozuar”. Më shumë se 100 persona të ndihmës së parë dërguan në vendngjarje, thanë zyrtarët.