Transmetuar më 21-10-2021, 13:28

Nuk ndalet Monika Kryemadhi. Kallzon në SPAK Lefter Kokën.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, dorëzon në SPAK kallëzimin për inceneratorin e Fierit. Sipas LSI, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka se ka kryer dy vepra penale atë të “Shkeljes së barazisë në tendera” dhe “Shpërdorimin e Detyrës”. Shkeljet e koncesionit në incerenatorin e Fierit, të denoncuara nga LSI:

1. Procedura është publikuar si ‘Tender Kombëtar’, ndërkohë që sipas vlerës duhej të ishte ‘Tender i Hapur Ndërkombëtar’. Kjo ka sjellë kufizimin e konkurrencës, faktin që ka marrë pjesë vetëm një subjekt. Vepra Penale: ‘Shkelje të Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

2. Ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Nga një sipërfaqe 6 hektarë pa pagesë në Portëz, ka kaluar në një sipërfaqe 11.3 hektarë, sipërfaqe kjo që duhej të shpronësohej, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit shqiptar në vlerën 46 milionë lekë të reja. Vepra penale: ‘Shpërdorim Detyre i ish-Ministrit Lefter Koka.

3. Tre ditë pas firmosjes së kontratës, ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit. Pa verifikuar më parë kriteret e kualifikimit dhe pa marrë miratimin nga Ministria e Financave. Vepra Penale: ‘Shpërdorim Detyre’ dhe ‘Shkelje e Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

4. Nga 20 muaj që parashikohej të ndërtohej impianti(Propozimi i Fituesit), me marrëveshje, është zgjatur afati deri në 31 Mars 2021. Pra, me shumë se 5 vjet, duke bërë që të rrëzohej pretendimi i ngritur nga palët për situatën e emergjencës mjedisore.

5. Publikimi i Procedurës është kryer pa marrë miratimin nga Ministria e Financave, që është e detyrueshme me ligj.

6. Zhvendosja e incerenatorit u bë duke shkelur ligjin lidhur me detyrimin për të marrë mendimin e komunitetit të banorëve të zonës.

Historiku i përplasjeve Kryemadhi-Koka:

19 shkurt 2019- Lefter Koka ka konfirmuar çarjen e tij me LSI-në dhe faktin që nuk do të dorëzojë mandatin e deputetit. Në një reagim të minutave të fundit Koka ka shpërthyer në akuza dhe në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut aktual të PD-së Lulzim Basha. Koka akuzon Berishën se ende në shekullin e 21 kërkon që zgjidhja të vijë përmes plumbave.

4 prill 2019- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi Koka nuk iu bashkua vendimit të grupit parlamentar për djegien e mandateve. Sipas Kryemadhit, “Lefter Koka është vetëlarguar nga LSI, pasi në LSI nuk përjashtohesh, por vetëpërjashtohesh”. Ajo nënvizoi se Koka nuk ka marrë pjesë në të kaluarën në mbledhje dhe sipas asaj kjo është një formë vetëlargimi.

20 tetor 2020- Kryemadhi sulmon Lefter Kokën: Kërkonte që të mbyllnim gojën për inceneratorët

3 mars 2021- Kryemadhi: Lefter Koka më ka kërkuar të mos flisja për inceneratorët

3 Mars 2021- “Llogaritare Monika, 25 Prilli po vjen për ty”: Plas keq mes Kokës dhe Kryemadhit pas denoncimit publik

Postimi i Kokës

Falenderoj thellësisht llogaritare Monën (e cila në fakt nuk kupton se çfarë foli) që me letra dhe fakte i tregoi publikut dhe çdo shqiptari, se qeveria shqiptare ka çdo kapacitet dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet proçedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare!

22 prill 2021- Meta: Djali i Lefter Kokes del me arme dhe blen vota për Ramën

Reagimi i sotëm i LSI:

1. Procedura është publikuar si ‘Tender Kombëtar’, ndërkohë që sipas vlerës duhej të ishte ‘Tender i Hapur Ndërkombëtar’. Kjo ka sjellë kufizimin e konkurrencës, faktin që ka marrë pjesë vetëm një subjekt. Vepra Penale: ‘Shkelje të Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

2. Ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Nga një sipërfaqe 6 hektarë pa pagesë në Portëz, ka kaluar në një sipërfaqe 11.3 hektarë, sipërfaqe kjo që duhej të shpronësohej, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit shqiptar në vlerën 46 milionë lekë të reja. Vepra penale: ‘Shpërdorim Detyre i ish-Ministrit Lefter Koka.

3. Tre ditë pas firmosje së kontratës, ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit. Pa verifikuar më parë kriteret e kualifikimit dhe pa marrë miratimin nga Ministria e Financave. Vepra Penale: ‘Shpërdorim Detyre’ dhe ‘Shkelje e Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera’.

4. Nga 20 muaj që parashikohej të ndërtohej impianti(Propozimi i Fituesit), me marrëveshje është zgjatur afati deri në 31 Mars 2021. Pra, me shumë se 5 vjet, duke bërë që të rrëzohej pretendimi i ngritur nga palët për situatën e emergjencës mjedisore.

5. Publikimi i Procedurës është kryer pa marrë miratimin nga Ministria e Financave, që është e detyrueshme me ligj.

6. Zhvendosja e incerenatorit u bë duke shkelur ligjin lidhur me detyrimin për të marrë mendimin e komunitetit të banorëve të zonës