Transmetuar më 21-10-2021, 18:44

Policia amerikane njoftoi sot se janë gjetur pjesë të trupit të një djali të ri dhe të gjitha dyshimet të çojnë në pistën e gjetjes së Brian Laundrie, pasi ai u zhduk disa javë më parë.

Historia është e dhimbshme nga fillimi e deri sot. Çifti, Brian dhe Gabby Petito nisën një udhëtim aventurë në Jutah duke publikuar në rrjetet sociale itinerarin e tyre.

Por disa ditë më vonë, djaloshi u gjend i vetëm pasi vajza u zhduk.

22-vjeçarja është parë e gjallë më 26 gusht. Trupi i saj u gjet në shtator pranë kampit Spread Creek në Bridger-Titon Forest, në perëndim të Wyoming.

Dyshimet ishin se Brian e vrau dhe fshehu krimin. Më 17 shtator u zhduk edhe ai.

Por sot, në një park në Florida, u gjetën mbetje trupi, çanta dhe sende të tjera personale të Brian. Gjetja e tyre u bë nga prindërit e djalit.

Është e paqartë se çfarë ka ndodhur me çiftin që në imazhe dukej aq shumë i dashuruar. Një histori që u mbyll me fund tragjik. /noa.al

FOTOGALERI