Transmetuar më 22-10-2021, 12:28

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin dhe kryetarëve të bashkive në të gjithë vendin. E pranishme edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela kumbaro.

Në këtë takim po flitet në lidhje me pastrimin e mjedisit dhe mbi menaxhimin e mbetjeve.

Ministrja Mirela Kumbaro deklaroi:

Ku jemi sot me pastrimin e mjedisit ku jetojmë, është detyra jonë që ti administrojmë, e vetmja mënyrë që nuk e shpikim ne rrotën, për ti përballuar dhe menaxhuar është duke i trajtuar ato dhe duke i ricikluar. Nëse vazhdojmë pa këto parime do të jenë më të mëdhaja se komuniteti që jeton. Mjafton të sjellim në vëmendje, dhe harrojmë se si e morëm situatën në territor 8 vite më parë.

Me të dhënat e INSTAT në 2013 rreth 50% e mbetjeve hidheshin në kosha, ndërohë që pjeaa tjetër hidhej ku të mundej. Nga 15% që hidheshin në kosh vetëm 16% e tyre organizoheshin për tu çuar në vendgrumbullimin e mbetjeve.

Pastrimi i territorit nuk është vetëm merr nga koshat dhe hidhi diku, landfillet apo inceneratorët janë mbetja. Ka pasur vetëm dy pika fundore, sot kemi 6 impiante trajtimi. Është një territor i ndarë në 7 zona, janë 6 impiante që mbulojnë 74% të mbetjeve që prodhohen. Trashëguam një situatë kaotike, kemi mbetje që i trashëgojmë nga përpara viteve 90, reforma territoriale na tregoi se çfarë masakre ishte bërë me mospasrtimin e mbetjeve nga komunat.

Pa folur që për sa herë fryheshin lumenjtë dhe përrenjtë, mbetjet përfundonin në det. Kjo temë nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e debateve publike.