Transmetuar më 22-10-2021, 12:39

Ambasadori i BE, Luigi Soreca me anë të një njoftimi në rrjetin e tij social, Twitter ka bërë me dije se ishte takuar me kryedemokratin Lulzim Basha për t’i dorëzuar këtij të fundit raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë gjatë vittit 2021.

Soreca tha gjithashtu se e kishte falenderuar, Bashën për rolin që PD kishte luajtur në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Postimi i Plotë nga Luigi Soreca:

Sot kisha kënaqësinë t’i dorëzoja Kryetarit të PD Raportin e Komisionit Europian për #Shqipërinë. Roli i opozitës është thelbësor në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të përfshira në Raport. Ne patëm një diskutim të plotë edhe për PD. Agjenda parlamentare për muajt e ardhshëm. Bashkimi Europian mbështet rolin pozitiv që ka luajtur lidershipi i PD-së në këtë moment të rëndësishëm politik për Shqipërinë në rrugën e tij drejt anëtarësimit.