Transmetuar më 22-10-2021, 13:15

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mesditën e sotme një mbledhje me kryetarët e bashkive dhe prefektët për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve. Nuk kanë munguar kritikat e shumta për keqmenaxhimin e mbetjeve dhe vend depozitimeve të plehrave. Në këtë takim ka rënë në sy mungesa e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka braktisur këtë takim.

E pranishme ka qenë prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni dhe ndërsa kryeministri Edi Rama ka akuzuar drejtuesit e pushtetit vendor për të mos menaxhimin të situatës me mbetjet urbane.

Ademi është e vetmja përfaqësuese e PD-së në bashkitë e Shqipërisë, të gjithë drejtohen nga socialistë dhe aleatët e tyre.

Ndërsa në mbledhjen e sotme është shfaqur edhe kryebashkiaku Dritan Leli, i cili ka pasur përplasje të forta me kryeministrin Edi Rama përpara zgjedhjeve parlamentare. Shkaku ishte se Leli refuzoi propozimin për tu bërë kandidat për deputet i PS-së. Për këtë Rama nisi sulmet ndaj tij, duke e akuzuar për mos realizimin e pastrimit të qytetit.