Transmetuar më 22-10-2021, 13:48

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me kryetarët e Bashkive në Kryeministri për situatën e menaxhimit dhe vendgrumbullimit të mbetjeve.

Rama theksoi se asnjë buxhet bashkiak nuk do të kalojë nëse nuk do të llogaritet pastrimi, ndërsa u tregua i prerë se do të ketë edhe sanksione. Ai nënvizoi më tej se në mars me satelitin e parë do të monitorojmë situatën e plehrave.

“Sateliti në kohë reale çdo ditë edhe situatën e mbetjeve. Çdo vend depozitim do të jetë pjesë e punë se satelitit për të informuar. Nuk do kemi nevojë as për inspektor as për sekserë. Secili nga ju do ta kete pamjen në tavolinë…”, tha Rama