Transmetuar më 25-10-2021, 13:11

Pandemia na rikujtoi  dhe njëherë rëndësinë që ka kujdesi për shëndetin. Seria Galaxy Watch4 është shoqëruesi më i mire në rrugëtimin tuaj drejt një jetese më të shëndetshme. Menaxhoni pa mundim jetën tuaj, fitnesin dhe mirëqenien, të gjitha nga kyçi juaj i dorës.

Shëndeti në duar të sigurta

Me çdo model të ri, aftësitë e Galaxy Watch janë zgjeruar, dhe seria Galaxy Watch4 do të ofrojë përvoja të reja në monitorimin e shëndetit dhe mirëqenies.

Galaxy Watch4 është i pajisur me sensorin novator të Samsung, BioActive, i cili ka një dizajn më të vogël dhe më kompakt që nuk heq vëmendjen nga saktësia e matjes. Ky sensor i ri 3 në 1 përdor një çip të vetëm për të drejtuar me saktësi tre sensorë të fuqishëm të shëndetit- Optical Heart Rate, Electrical Heart dhe Bioelectrical Impedance Analysis – kështu që mund të monitorojë presionin e gjakut, të masi nivelin e oksigjenit në gjak, dhe, për herë të parë, llogarit përbërjen e trupit.

Mjeti i ri i matjes së përbërjes së trupit përfshin matje kryesore si përqindjen e yndyrës në trup, muskulin skeletor, ujin në trup dhe shumë të tjera për të arritur qëllimet tuaja. Në rreth 15 sekonda, sensori i orës do të kapë 2,400 pikë të dhënash.

Fillimi i një rutine fitnesi mund të jetë i vështirë, por Samsung Galaxy Watch4 është këtu për t’ju ndihmuar. Këto orë inteligjente vijnë me disa veçori Wellness për të ndjekur aktivitetet tuaja të përditshme dhe për të qëndruar të motivuar.

Zgjidhni nga një gamë e gjerë stërvitjesh të drejtuara me më shumë se 90 ushtrime, shijoni sfidat në grup me miqtë dhe familjen tuaj, ose krijoni një palestër në shtëpi duke lidhur Galaxy Watch4 me Samsung Smart TV. Gjithashtu, mund të masni lehtësisht rezultatet e aktiviteteve dhe të fitnesit në orën dhe telefonin tuaj. Numëroni hapat, kontrolloni kaloritë dhe qëndroni në rrjet me GPS.

Për shkak se pushimi është po aq i rëndësishëm sa stërvitja, Samsung ka zhvilluar opsionin e menaxhimit të gjumit që kur u prezantua për herë të parë në vitin 2014. Galaxy Watch4 dikton dhe analizon në mënyrë holistike fazat tuaja të gjumit ndërsa pushoni. Smartphone-i juaj  zbulon tingujt e gërhitjeve tuaja, ndërsa ora inteligjente mat nivelin e oksigjenit në gjak kur flini.

Këto opsione që ofron Galaxy Watch4 mund të integrohen lehtësisht me smartphone-t e rinj të Samsung, Galaxy Z Fold 3 & Z Flip 3.

Performancë e përmirësuar

Galaxy Watch4 & Watch4 Classic janë orët e para inteligjente që kanë platformën e re Wear OS Powered by Samsung, të ndërtuar së bashku me Google ™ dhe janë të pajisura me One UI Watch, ndërfaqja e përdoruesit më intuitive e Samsung deri më tani.  Kjo platformë e përparuar ju lejon të futeni në një ekosistem të gjerë direkt nga kyçi juaj-me aplikacione të njohura të Google si Google Maps dhe shërbime të dashura Galaxy, si Samsung Pay, SmartThings dhe Bixby. Me One UI Watch, aplikacionet e përputhshme instalohen automatikisht në orën tuaj kur shkarkohen në smartphone.

Gjithashtu, kjo seri ka deri në 40 orë jetëgjatësi të baterisë, edhe pse mbështet procesor më të shpejtë, ekran me rezolucion më të lartë, memorie të zgjeruar dhe veçori më të sofistikuara të shëndetit. Dhe kur keni nevojë për më shumë, 30 minuta karikim siguron deri në 10 orë bateri.

Dizajn i destinuar për t’iu përshtatur jetës tuaj

Seria Galaxy Watch4 vjen në dy versione që lehtësisht mund t’i përshtaten stilit dhe ritmit tuaj të jetës. Galaxy Watch4 ofron një pamje më moderne, me një dizajn të thjeshtë, me një kornizë të unifikuar metalike me mburojë alumini. Galaxy Watch4 Classic ofron një pamje më të sofistikuar që nuk del kurrë nga moda, me një kornizë klasike rrotulluese të gurit dhe ekran plot ndriçim.

Këto modele mund të personalizohen duke zgjedhur mes fushave të orëve analoge ose dixhitale me një sërë sfondesh, fontesh e ngjyrash dhe rripave të ndryshëm. Gjithashtu, dizajni i serisë Galaxy Watch 4 është funksional dhe komod për gjatë gjithë ditës duke u përshtatur stilit tuaj aktiv të jetës.