Transmetuar më 26-10-2021, 08:09

Politikani Nard Ndoka jep opsionin e tij nga duhet të nisë goditja e SPAK. Nard Ndoka beson se Sali Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA, pas ndërhyrjes se George Soros. Ndoka tha në emisionin “Politiko” në Top News se Rama e dinte që para 1 viti se ish-kryeministri Berisha do shpallej i padëshiruar në SHBA.

Sipas Ndokës, nëse do fillohet me goditjen e korrupsionit, duhet të niset me Fatos Nanon dhe Edi Ramën.

“Kemi 2-3 dorëheqje nga kampi i majtë. Kjo tregon se ka një lloj bashkëpunimi nën tryezë. E gjithë kjo derigjohet nga Soros. Rama e dinte që 1 vit më para se Sali Berisha është shpallur non grata. Na doli se e dinte edhe Lulzim Basha. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një politikë të pistë. Unë nuk jam mbështetës i Sali Berishës, por po luhet me dy standarde. Nëse flasim për korrupsion, të fillohet me Fatos Nanon dhe pastaj me Edi Ramën”, tha Ndoka.

Ndoka tha se pavarësisht ultimatumit të SHBA, tjetër skemë u ndoq me Tom Doshin, i cili u fut në zgjedhje.

“Rama është një ushtar i vogël i Sorosit. Dihet kjo gjë”, tha Ndoka