Transmetuar më 26-10-2021, 11:15

Kryetari demokrat Lulzim Basha me një video solli sot një mesazhin që e cilëson "të fortë": Frika e pak njerëzve nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve".

Duke mos përmendur emra, z.Basha thotë se "frika e pak njerëzve që kanë shpërdoruar dhe shpërdorojnë besimin e qytetarëve nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, për një ndryshim rrënjësor, që e ndan politikën nga krimi dhe e pengon shndërrimin e kësaj salle në një strehë për të korruptuarit dhe përfaqësuesit e krimit".

Më tej Basha thotë se në Parlament "nuk mund të ketë vend për ta dhe jam i bindur që mungesa e tyre nuk do të trishtojë askënd!"

"Sepse shqiptarëve ju mungojnë fëmijët e tyre që janë larguar dhe largohen nga vendi për shkak të politikanëve të korruptuar.

Jo politikanët e korruptuar që do të largohen nga politika dhe që e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshme për shqiptarët dhe fëmijët e tyre", thotë në përfundim z.Basha. /noa.al