Transmetuar më 26-10-2021, 18:37

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3,559 testime, 650 qytetarë të infektuar, 8 humbje jete dhe 482 të shëruar në 24 orët e fundit

Një fëmijë vetëm 5 vjeç dhe një 38 vjeçar janë dy ndër tetë viktimat me moshë më të re që humbën jetën 24 orët e fundit në Shqipëri, raporton noa.al.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur pas infektimit me COVID19, tetë qytetarë, konfirmoi ministria e Shëndetësisë:

Një fëmijë 5 vjeç nga Saranda, humbi jetën, pasi kishte dhe sëmundje të rënda bashkëshoqëruese kronike. Fëmija ndërroi jetë në Spitalin Pediatrik në QSUT.

Po ashtu ka vdekur një qytetar 38 vjeç nga Elbasani.

Mes tetë viktimave janë edhe një qytetar 52 vjeç nga Durrësi, një qytetar 63 vjeç nga Saranda, një qyetetar 70 vjeç nga Tepelena, dy qytetar nga Tirana 71 dhe 78 vjeç, një qytetar nga Korça 72 vjeç.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 3,559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 650 qytetarë, në këto bashki:

252 në Tiranë, 36 në Elbasan, 35 në Fier, 27 në Shkodër, 29 në Sarandë, 21 në Durrës, Kamëz, 19 në Vlorë, Gjirokastër, 17 në Lushnje, 13 në Lezhë, Patos, 12 në Memaliaj, 11 në Krujë, Mallakastër, 10 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Tepelenë, Pogradec, Gramsh, 6 në Kurbin, 5 në Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, 4 në Kuçovë, 3 në Has, Maliq, Poliçan, 2 në Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Dimal, Librazhd, 1 në Pukë, Fushë Arrëz, Shijak, Dibër, Divjak, Konispol, Këlcyrë, Devoll, Berat, Belsh, Peqin.

Janë aktualisht 7,258 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Sot në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 482 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,464 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 650

Të shëruar në 24 orë 482

Të shtruar në spitale 158

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 3,559

Testime totale 1,289,520

Raste pozitive 182,610

Raste të shëruara 172,464

Raste Aktive 7,258

Humbje jete 2,888

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3703

Fier 867

Durrës 720

Shkodër 465

Elbasan 305

Gjirokastër 226

Korçë 191

Lezhë 191

Vlorë 204

Berat 174

Kukës 142

Dibër 70