Transmetuar më 26-10-2021, 22:49

Ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ nga SHBA, njoftoi sonte nga Kavaja se gjykata në Paris ka pranuar padinë e tij kundër sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Madje Berisha e ka ftuar Blinken që të çojë provat, por, sipas tij, është i sigurt që prova nuk ka.

"Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj sekretarin e shtetit Blinken të dërgoje në gjykatën e Paristi çdo provë fakt dokument që ka për Sali Berishën.

Ju garantoj se ka zero, zero, zero! Problemin tim unë e kisha zgjidhur, dhe këtu do të them: Rroftë Drejtësia!’- tha Berisha.