Transmetuar më 27-10-2021, 06:46

Tre shkolla fillore në veri të Nju Jorkut po ndalojnë kostumet e Halloween-it të “Squid Game” për shkak të “mesazhit të dhunshëm”, raporton noa.al.

Kufizimi erdhi pasi drejtorët në shkollat ​​e zonës së Syracuse-s, Fayetteville-Manlius u dërguan një email prindërve, duke thënë se nxënësit kanë përgatitur një version të lojës së mbijetesës të përshkruar në serinë koreane të Netflix.

"Për shkak të shqetësimeve në lidhje me natyrën e mundshme të dhunshme të lojës, është e papërshtatshme për lojëra ose argëtim në shkollë”, thuhet në letrën dërguar prindërve të shkollës fillore Mott Road.

"Përveç kësaj, një kostum Halloween nga kjo shfaqje nuk i plotëson udhëzimet tona të kostumit të shkollës për shkak të mesazhit të dhunës që japin të tilla kostume".

Jumpsuits, tuta dhe maskat me firma të serialit Squid Game tani duhet të kthehen në dollapë bashkë me maskat dhe kostumet e tjera të ndaluara, ​​"E Premte dhe 13" dhe "Scream ", sipas udhëzimeve të distriktit periferik, tha për gazetën Superintendent, Dr. Craig Tice.

"Asnjë send që mund të interpretohet si armë nuk duhet të sillet në shkollë, përfshirë shpata lodër apo armë të tjera të ngjashme. Edhe kostumet nuk duhet të jenë shumë të frikshme në mënyrë që të mos trembin nxënësit tanë më të vegjël”, shtoi ai.

Seriali Squid Game, një prodhim koreanojugor, çuditërisht po thyen audiencën në Netflix. Seriali me 9 episode deri tani, përshkruan një lojë vdekjeprurëse fëmijësh ku ftohen të marrin pjesë persona të ndryshëm.

Disa lojtarë e pranojnë ftesën për të konkurruar në sfidën e litarit në këmbim të një çmimi joshës, por pasojat janë vdekjeprurëse. Sapo nis raundi i parë, dalin në pah tmerre të paparashikuara. Dhe ky serial u kthye në më të ndjekurin ndonjëherë në Netflix duke shtruar pikëpyetje serioze për atë se sa e ndjekin dhunën njerëzit në mbarë botën. /noa.al