Transmetuar më 27-10-2021, 09:35

Shtetasi Alkend Haskaj, 32 vjeç është arrestuar në Gjirokastër nën akuzën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Shtetasi A. H. u arrestua pasi, në lagjen “18 Shtatori” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin (bar-kafe) të marrë me qera nga ky shtetas, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular, ku dyshohet se përmbante faqe online të basteve sportive dhe nëpërmjet këtij aparati ushtronte veprimtarinë e lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”.