Transmetuar më 27-10-2021, 15:04

Horoskopi nga Branko për ditën e enjte, 28 tetor 2021: zbuloni si do të jetë dita juaj sipas yjeve, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al 

Ja ku jemi, tashmë jemi pranë të enjtes dhe kjo është java e fundit e tetorit e cila dalëngadalë po i lë vendin nëntorit. Keni ide për fundjavën? A do ta kaloni jashtë shtëpie? Jeni kuriozë të dini si do të shkojë kjo ditë e enjte në dashuri? Dhe në punë? Do të merrni disa propozime të këndshme? Jeni në vendin e duhur dhe gjithçka do ta zbulojmë me parashikimet e Brankos!

Horoskopi Branko, Dashi:

Këtë mesjavë 28, do të jeni më kërkues dhe më konciz, por mos harroni të menaxhoni edhe raportet me të tjerët. Stres i papritur ka të ngjarë t’ju përfshijë, qëndroni të qetë dhe shihni prioritetet tuaja. Megjithatë mbani mend se kur secili qëndroni në llogoren e tij, kjo nuk do t’ju çojë askund.

Horoskopi Branko, Demi:

Atmosfera e kësaj të enjteje do të jetë konstruktive dhe shpërblyese në lidhje me marrëdhëniet personale dhe fati do ju lejojë të krijoni kontakte të reja. Po humbisni shumë kohë në çështje të parëndësishme, gjë që është rraskapitëse, ndaj merruni me gjëra që i japin vlerë gjërave tuaja.

Horoskopi Branko, Binjakët:

Për këtë ditë të enjte do të merrni rezultatet pozitive të diçkaje që ka nisur katër javë më parë. Jeni gati të përballeni me gjithçka dhe do të jeni në gjendje ta bëni pa vështirësi!

Horoskopi Branko, Gaforrja:

Fati pritet që të jetë me ju në veprimet që do të ndërmerrni: është koha të mendoni për një investim financiar dhe të riorganizoni bilancin tuaj.

Horoskopi Branko, Luani:

Jeni gati të zbuloni disa truke që jua bëjnë jetën më të lehtë me njerëzit që ju rrethojnë. Qëndroni besnikë ndaj vetes pa u tërhequr nga bindja që keni! Lind pyetja ndërkohë, në punë, a po e përdorni energjinë tuaj pa e kuptuar? Kijeni parasysh këtë edhe pse niveli juaj energjik është mjaft i lartë.

Horoskopi Branko, Virgjëresha:

Këtë të enjte 28 do të jeni më rehat në shoqëri dhe është koha për të kuruar marrëdhëniet tuaja sentimentale në mënyrën e duhur. Duhet të kujdeseni për veten për të kompensuar periudhat e neglizhencës.

Horoskopi Branko, Peshorja:

Qasja juaj joformale do t’ju lejojë të kapërceni shqetësimet dhe të shmangni pengesat. Shfrytëzojeni rastin për të braktisur disa zakone që bazohen në pritshmëri të rreme.

Horoskopi Branko, Akrepi:

Një humor i mirë do të mbizotërojë dhe ju do të jeni të disponueshëm për të qenë të hapur ndaj atyre që ju rrethojnë. Jepini vetes pak kohë pushimi, pasi nuk kujdeseni mjaftueshëm për trupin tuaj.

Horoskopi Branko,  Shigjetari:

Do ​​ta perceptoni çdo gjë si sfidë këtë të enjte: vërtet mendoni se është gjë e mirë dhe vallë a ia vlen? Energjia që keni është një mall i çmuar, mos e shpërdoroni për një gjë të vogël, por ruajeni për gjërat që kanë rëndësi.

Horoskopi Branko, Bricjapi:

I ndryshueshëm dhe gjithnjë në ndryshim, disponibiliteti juaj pasqyron rezervën tuaj të brendshme. Jeni më të ndjeshëm ndaj harxhimit të energjisë sepse nuk ka shenja se do të gjeni një ekuilibër.

Horoskopi Branko, Ujori:

Lidhjet tuaja me më të rinj në moshë do t’ju sjellin gëzim. Çlironi veten nga dyshimet e panevojshme. Nga ana e shëndetit, po dëgjoni më shumë trupin tuaj dhe kjo do ta bëjë më të lehtë ruajtjen e ekuilibrit.

Horoskopi Branko, Peshqit:

Kthjelltësia juaj do të jetë shumë e dobishme për ju, ndaj mos hezitoni të shprehni mendimin, sepse jeni me këmbë në tokë. Do ta keni të lehtë të përballoni dhe punën mendore. /noa.al