Transmetuar më 27-10-2021, 12:38

Përshkallëzohet protesta e të dënuarve në burgun e Peqinit.

Rreth 150 të dënuar, që vuajnë dënimin në këtë burg kanë hyrë në grevë urie qe një ditë më parë.

Ata kanë refuzuar ushqimin, pasi nuk u lejohen takimet e zgjeruara. Si pasojë e situatës së Covid-19 ata mund të takohen vetëm me familjarët e afërt dhe asnjë person tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, zhvillohet një grevë urie nga të dënuarit si pasojë e kufizimeve nga koronavirusi. Më herët të dënuarit kanë protestuar edhe për aplikimin e regjimit “41-biss”.

Kujtojmë se në burgun e sigurisë së lartë në Peqin janë persona me rrezikshmëri të lartë për vepra të rënda penale.