Transmetuar më 27-10-2021, 14:52

Nuk resht reforma në Policinë e Shtetit.

Pas drejtorëve dhe nëndrejtorëve, radha u vjen shefave të komisariateve.

Gledis Nano, drejtori i ri i Policisë së Shtetit me marrjen e detyrës së re ka nisur ndryshimet në të gjitha strukturat e policisë. Së fundmi është njoftuar se Nano ka bërë ndryshime në komisariatet, ku disa ndryshojnë vetëm stacionet policore me të njëjtin funksion, ndërsa disa të tjerë edhe pozicion.

Emërimet e reja:

Bujar Mehmeti – Komisariati nr. 1

Edmond Pjetri – Komisariati nr. 2

Altin Lila – Komisariati nr. 3

Petrit Halo – Komisariati nr. 4

Oliger Torba – Komisariati nr. 5

Sali Skura – Komisariati Shijak

Emiljano Pashaj – Komisariati Kavajë

Agim Hoxha – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Edmond Meshini – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Julian Qyta – Shef i Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë