Transmetuar më 27-10-2021, 17:26

Arerstohet në Brazil një shtetas shqiptar i akuzuar për trafik. Ai u arrestua nga autoritetet braziliane pak ditë më parë në San Paolo. Bëhet fjalë për shtetasin Shaqir (Hektor) Nikolli, një emër i njohur dhe për drejtësinë shqiptare, i cili kishte zgjedhur kryeqytetin brazilian për të jetuar, teksa akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

Mediat braziliane shkruajnë se Policia Federale, nëpërmjet Përfaqësisë Rajonale të Interpolit në Sao Paulo, me bashkëpunimin e DIVECAR/DEIC të 2-të të Policisë Civile të São Paulo, zbuluan dhe arrestuan të mërkurën (20/10), një shtetas shqiptar i kërkuar, pjesëtar i një organizate kriminale të dedikuar për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Shqiptari, tashmë i arrestuar, ishte i dënuar me dhjetë vjet burg nga drejtësia franceze, teksa kërkohej edhe nga Maqedonia e Veriut.

Arrestimi u krye në përputhje me urdhrin e paraburgimit për qëllime ekstradimi të lëshuar nga Gjykata e Lartë Federale, bazuar në përfaqësimin e bërë nga Zyra Qendrore Kombëtare e Interpolit në Brazil.

Tashmë i burgosuri do të qëndrojë në dispozicion të Gjykatës së Lartë të Brazilit, në pritje të procedimit të procesit të ekstradimit. Ndërkohë që në Shqipëri Nikolli, nga Dibra akuzohet për vrasjen e dy personave gjatë grabitjes së një autobusi në vitin 1996. Në vitin 2002 ai u arrestua në Vjen, Austri me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.