Transmetuar më 27-10-2021, 20:18

Policia bashkiake e Tiranës merr nën kontroll Sarajet e Toptanëve. Masa e ndërmarrë vjen fill pas vendimit të KM për kalimin e pronësisë tek Bashkia.

Vendimi vjen menjëherë pas incidentit të rreth 1 muaji më parë ku Sarajeve iu vu flaka. Pronarët do të shpronësohen dhe dëmshpërblehen.

Efektivë të shumtë të Policisë Bashkiake kanë rrethuar sarajet, ndërsa kanë vendosur edhe shiritin që nuk lejon kalimin e qytetarëve por edhe pronarëve.

Opozita ka akuzuar Bashkinë se po tenton që edhe këtë pjesë të historisë ta tjetërsojë me kulla.